Demalia debaton me Boçin për HEC-et: PD e shkatërroi Valbonën, e futi në tuba si Lanën

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #intervista

Në mesin e debatit të hapur për ndërtimin e HEC-it të Holtës, analisti Ilir Demalia sheh të gjitha klasën politike në faj për shkatërrimin që i ka bërë ndër vite natyrës.

Demalia: Kjo mënyrë sjellje e të gjithë forcave politike gjatë gjithë tranzicionit ka qenë shumë arbitrare, asnjë lloj konsultimi me komunitetet, grupet e interesit. Këtë e ka bërë dhe PD. Fakti që nga 2002 janë firmosur 190 kontrata koncesionare për ndërtimin e 500 hidrocentraleve ku 200 kanë përfunduar, është përgjegjëse dhe PD kur ka qenë në pushtet. Në denatyralizimin e natyrës së vendit që është bërë një shëmti dhe krim natyror ka përgjegjësi dhe PD dhe partia në pushtet.

Në një lidhje me skype nga SHBA, Demalia shfrytëzoi praninë e zotit Luçiano Boçi në studion e lajmeve në Ora News për adresuar akuza ndaj demokratëve për shkatërrimin e Valbonës, një nga perlat e Alpeve shqiptare.

Demalia: Nuk mund ti shpëtoni kësaj pune as ju dhe as këta nëse do ketë një ditë shtet. Keni shkatërruar Valbonën, gjithë natyrën për interesat tuaja. Nuk flas për ju personalisht.Duhet ti skuqet faqja të gjithë politikanëve të tranzicionit për këtë krim që kanë bërë. Nuk kalohet me hajde të bëjmë një protestë për Holtën, është fundi i kavallit. Ju shkatërruat Valbonën, forca juaj politike, e futët Valbonën si Lana në tub.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/demalia-debaton-me-bocin-hec-et-pd-e-shkaterroi-valbonen-e-futi-ne-tuba-si-lanen