Report TV - Protesta/ Grupi i studentëve të ngujuar në Shkodër akuza rektorit: Ka fikur kaldajat

  • 5 years ago
Një grup studentësh në Shkodër vijojnë që të jenë të ngujuar duke bllokuar mësimin, pasi kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave dhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë. Në ambientet e universitetit janë rreth 15 studentë, ndërsa sot kanë akuzuar rektorin Adem Bekteshi se ka fikur kaldajat.

Nisur nga deklarata pak ditë më parë e rektorit se mungesat nuk do të vendosen dhe se do të plotësohen kërkesat e tyre, studentët sot i kërkojnë që dëshirën për bashkëpunim ta konkretizojë dhe të heqë dorë nga këto metoda.

Grupi i vogël i studentëve në Shkodër vijojnë që të qëndrojnë të ngujuar në ambientet e universitetit prej 7 ditësh. Ndërkohë që në Tiranë përveç fakultetit të Juridikut, në të gjithë të tjerët është rikthyer normaliteti.

Recommended