Ora News - Punimet në aksin Tiranë-Durrës nuk krijojnë vështirësi trafiku

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Dita e parë e punimeve në autostradën Tiranë-Durrës kaluar pa probleme për trafikun rrugor, ndërkohë ARRSH ka paralajmëruar se punimet për zëvendësimin e ndarëseve të betonit me ndarëse metalike do të vijojnë për 2 ditë.

Edhe pse qarkullimi në një pjesë të autostradës po kryhet vetëm me një korsi, gjendja e trafikut nuk ka qenë e rënduar. Ndërhyrja në këto zona të autostradës po kryhet në kuadër të masave të ndërmarra për të shmangur përmbytjen e kësaj rruge si pasojë e reshjeve të shiut. Nga kilometri 7.3 deri në 8.6 do të zëvendësohen të gjitha ndarëset prej betoni me ndarëse metalikë, për faktin se trafikndarëset prej betoni nuk lejojnë kullimin e ujërave në rastet e reshjeve të dendura.

ARRSH ka bërë me dije se është hartuar një plan operacional për devijimin e trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës në terren. Kjo ndërhyrje vjen vetëm pak ditë pas përfundimit të punimeve afër kthesës së Rinasit, të cilat u kryen për të njëjtën arsye, shmangien e përmbytjeve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/punimet-ne-aksin-tirane-durres-nuk-krijojne-veshtiresi-trafiku

Recommended