Zaev: Urime miku im, qoftë e përjetshme Marrëveshja - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ka reaguar menjëherë pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga Kuvendi i Greqisë.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Zaev shkruan ka uruar homologun e tij grek Aleksis Tsipras.
?Urime miku im Aleksis Cipras, bashkë me kombet tona shënuam fitore historike. Qoftë e përjetshme Marrëveshja e Prespës, le të jenë të përjetshme paqja dhe procesi i Ballkanit në Evropë?.
Miratimi i Marrëveshjes së Prespës nga Kuvendi i Greqisë, ka sjellë reagime të shumta nga ndërkombëtarët, të cilët kanë përgëzuar vendimin e parlamentit grek.
Ministri i punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se vendi e zgjidhi kontestin më të madh të jashtëm.
?E zgjidhëm problemin politik më të madh të jashtëm i cili na tërhiqte pas. I hapëm dyert drejt së ardhmes, e rrumbullakuam shtetësinë tonë, e mbrojtëm identitetin dhe siguruam ardhmëri për gjeneratat e ardhshme?.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është një ndër personalitetet që ka breaguar menjëherë pas vendimit të parlamentit grek.?Unë e mirëpres ratifikimin e sotëm në parlamentin grek të Marrëveshjes së Prespës, një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit. Pres me padurim që Republika e Maqedonisë së Veriut të bashkohet me NATO-n?.
Përmes një mesazhi të përbashkët krerët e Bashkimit Evropian, kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme Federika Mogerini dhe eurokomisari Joanes Han kanë përshëndetur hapin e ri për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.
?Nga vetë fillimi BE fuqishëm e mbështeti marrëveshjen historike të nënshkruar nga kryeministrat Tsipras dhe Zaev nën kryesimin e KB-së. I nevojshëm ishte guximi politik, lidershipi dhe përgjegjësia e palëve që të tejkalohet njëri nga kontestet më të vështira në rajon. Të dy vendet e shfrytëzuan këtë mundësi unike e cila jepe shembull për pajtim në të gjithë Evropën dhe do të sjellë nxitje shtesë për perspektivë evropiane në rajon?.
Ndër të tjera në përshëndetjen e këtij vendimi Han, Mogerini dhe Junker theksuan se i presin të gjitha hapat e ardhshëm procedurale për zbatimin e Marrëveshjes. Ata nënvizojnë se tani me siguri mund të thuhet se Athina dhe Shkupi bashkë shkruan faqe të re në ardhmërinë e përbashkët të BE-së.
Ndërsa kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk, në reagimin e tij, ka shkruar se dy kryeministrat arritën misionin e pamundur.
?Ata kishin fantazi, ndërmorën rrezik, ishin të gatshëm t?i viktimizojnë interesat personale për ardhmëri më të madhe. Zoran, Aleksis ? e bërë mirë! Misioni i pamundur është plotësuar?.
Miratimi i Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin grek, është një vendim që pasoi atë që miratoi në fund të vitit të kaluar e Kuvendi i Maqedonisë.

Recommended