30 mln Euro te sekuestruara ne dy vjet

  • 5 years ago
5.2 milionë Eurot e bllokuara në Lezhë e çojnë në 30 milionë Euro vlerën e pasurive të sekustruara në dy vjet, të dyshuara se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Prej Nëntorit të 2017 kur edhe u krijua "Forca e Ligjit", deri tani janë kryer 23 operacione policore dhe janë sekuestruar pasuritë e të paktën 13 grupeve kriminale nga 41 të skeduara.

Në harkun kohor të dy viteve janë vënë në pranga 180 persona si anëtarë të dyshuar të këtyre grupeve, ku dy prej rasteve më të bujshme janë goditja e grupit të Bajrave dhe operacioni "Vol-Vo 4". Në këtë të fundit u arrestuan edhe dy ish-deputetët socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka, të dalë në përgjimet e grupit.

Por edhe pse ka patur disa vendime për sekuestro, shumica e pasurive të nuk janë konfiskuar ende me vendim gjykate, pasi vazhdojnë hetimet për të dokumentuar nesë rrjedhin nga veprimtari kriminale ose jo.

Në lidhje me operacionin e së enjtes në Lezhë, prokuroria ka dyshime se kanë qenë disa persona që kanë kryer transferta parash në llogaritë e tyre bankare, duke përdorur Shqipe Palajn dhe babain e saj për të kryer pastrim parash.

Tv Klan

Recommended