Ora News - Spitali rajonal i Elbasanit, në qershor përfundon investimi

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Në muajin qershor spitali rajonal i Elbasanit pritet të shndërrohet në një qendër spitalore rajonale të transformuar në infrastrukturë dhe teknologji. Punimet në kantier i inspektoi vetë kreu i qeverisë, i cili garantoi se qytetarët do të marrin shërbim të qetë dhe sipas standardeve.

Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e së enjtes në Spitalin rajonal të Elbasanit ku prej gati 6 muajsh po punohet për ta transformuar në infrastrukturë dhe teknologji.

Rikonstruksioni pritet të përfundojë në qershor dhe sipas Ramës e rëndësishme është të ndryshojë koncepti për spitalin në një mjedis ku pacientët duhet të marrin shërbimin me qetësi dhe rregull.

Rama: ?Gjithë sfida është të dalë populli nga spitali, në kuptimin që spitalet janë për pacientët, ku vijnë në qetësi, në rregull, të ketë orar vizitash për familjarët, por nuk mund të jetë spitali pikë grumbullimi e gjithë dynjasë. Patjetër duhet investuar në këtë pjesë, pasi spitali është një territor ku duhet të ketë rregull dhe qetësi të madhe. Këtu ka ndodhur një transformim i madh, për hir të së vërtetës. Ishte një llahtar. Tani ka marrë formë?.

Rama shoqërohej nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila shpjegoi se prej 10 ditësh ka nisur të funksionojë edhe rezonancën magnetike me vlerë 770 mijë dollarë.

Spitali i Elbasanit, ndërtim i vitit 1976, do të ofrojë një shërbim me rreth 76 shtretër; 25 për urgjencën, 35 për kardiologjinë, 23 për neurologjinë, sipas standardeve të një spitali rajonal.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/spitali-rajonal-i-elbasanit-ne-qershor-perfundon-investimi-ne-infrastrukture-e-teknologji

Recommended