Report TV - Akuzat e opozitës për aksin Thumanë-Kashar/Spiropali:Deklaratat e PD-së qesharake

  • 5 years ago
Ministrja e re e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali doli këtë të martë në një konferencë për mediat ku foli për rritjen e vëmendjes së qeverisë ndaj konsultimeve publike, ndërsa i konsideroi qesharake deklaratat e bëra një ditë më parë nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi për anulimin e PPP-së për aksin e rrugës Thumanë-Kashar.

Duke e cilësuar qëndrimin e opozitës të gabuar, ministrja Spiropali tha se ndjen keqardhje për këtë akt të ulët të politikës e cila kërkon të deformojë të vertëtat në të pavërteta, duke thënë se qeveria u tall me studentët kur deklaroi se fondi i financimit të rrugës do të kalonte për universitet.

Ndjej keqardhje për reagimin e një niveli të ulët të opozitës ndaj ministres Balluku. Është për të qeshur dhe për qarë.U thanë gjatë ditës së djeshme shumë të pavërteta dhe madje u ekspozua dhe një tabelë ku u dëshmua se në buxhetin e 2019 nuk ka fonde për këtë aks. Keqardhje për këtë akt të ulët të politikës, për një deformim të qëllimshëm dhe të pavërteta që hidhen për konsum në opinionin pulbik. Projektet e PPP-së nuk janë krime. Rruga e Arbrit figuronte si rrugë që nuk ka buxhet, ndërkohë deri sot Rruga e Arbrit është ndërtuar me fonde të kompanisë, dhe këtë vit do nis të kontribuojë qeveria. Rruga e arbrit duhet të jetë gati për 3 vitet e ardhshme, por ne do ta relizojmë brenda afatit kalenderik nga viti i fillimit të punimeve. Ky është mekanizmi i PPS-së. Në tre vjet punime me Partneritetin Publik Privat punimet për rrugën e Arbrit do të përfundojnë së shpejti . Nga dje proceduara e PPP-së për aksin Thumanë ?Kashar është anuluar dhe hapësira financiare do t?i kalojë kampusit universitar për studentët. Procedura Thumanë-Kashar ishte në fazën finale dhe do niste puna e subjektit privat. Në themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që them. Kjo qeveri është fryt i protestës së studentëve prandaj do të bëj më shumë për studentët .

Recommended