Trump negociata me demokratët për murin me Meksikën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Shteteve të bashkuara Të Amerikës Donald Trum nis negociatat me demokratet për t?i dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë. Ai do t?i drejtohet kombit nga shtëpia e bardhë këtë të shtunë, nga ku do te beje një propozim të tretë për financimin e ndërtimit të murit me Meksikën. Megjithatë sipas mediave amerikane, Trump nuk ka ndërmend të heqë dorë nga plani i tij ndërsa demokratët bëjnë thirrje për zhbllokimin e qeverisë. Mbyllja e qeverisë ka hyre në ditën e 29 ndërsa ende nuk dihet se çfarë përmban propozimi i trete i Donald Trump për demokratet. Presidenti anuloi udhëtimin e kryetares së dhomës së përfaqësuesve Nancy Pelosi jashtë vendit në mënyrë që të angazhohej për t?i dhënë fund kaosit të shkaktuar nga mbyllja e qeverisë. Donald Trump ka kërkuar më shumë se 5 miliardë dollarë të taksapaguesve për financimin e murit, ndërsa demokratët kanë ofruar 1.3 miliardë për sigurinë e kufirit, por jo për ndërtimin e një muri.

Recommended