Ora News – "Përmbushni reformat para qershorit", Hahn: 2019, vendimtar për Shqipërinë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

2019 është një vit vendimtar për Shqipërinë. Kështu është shprehur komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian Johannes Hahn në një postim në tëitter pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

"Jam shumë i lumtur që jam në Tiranë me kryeministrin Rama. 2019 është një vit vendimtar për Shqipërinë. Kam besim se qeveria, institucionet dhe të gjitha forcat politike do të vazhdojnë me ritme të rëndësishme në reformat kyçe, përpara vendimit të Këshillit të Europës në qershor, duke realizuar perspektivën e saj evropiane".

Rama dhe Hahn patën një darkë pune mbrëmjen e sotme. Në fokus të bisedës së tyre mendohet të ketë qenë reforma zgjedhore, reforma në drejtësi, por edhe kushtet e tjera të vendosura nga BE për integrimin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nga-prishtina-komisioneri-hahn-do-ndalet-sot-edhe-ne-tirane

Recommended