Report TV - Vrasje e trefishtë tek Unaza e Re, dhëndri vret vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten
  • 5 years ago
TIRANË- Një vrasje e trefishtë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Unazës së Re në rrugën Kristaq Mone. Gjatë një konflikti, dhëndri ka vrarë vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Bujar Mata, 52-vjeçaren Valentina Mata dhe për Majlind Lilën, 52 vjeç i kthyer prej dy ditësh nga Suedia.

Pasi ka vrarë me armë zjarri dy ish-vjehrrit e tij nga Korça, 52-vjeçari me origjinë nga Burreli la armën brenda në banesë dhe u hodh mbi disa kangjella nga ballkoni i katit të dytë.

Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se Majlind Lila ka bashkëjetuar me vajzën e çiftit Mata, Nevilën me të cilën kishte një vajzë të vogël. Mësohet se Majlindi ka patur konflikte me Nevilën, e cila nuk kishte pranuar që të kthehej në Shqipëri me të dhe për këtë arsye ai i ka vrarë prindërit.

Gjatë kqyrjes paraprake të vendit të ngjarjes, policia ka gjetur tre gëzhoja, Bujar Mata u gjet i vrarë në dhomën e ndenjes, ndërsa bashkëshortja e tij u gjet në korridorin e shtëpisë në përpjekje për t?ju larguar vrasësit.

Ky është rasti i tretë i krimit në familje për këtë muaj. Një rast ka ndodhur në një familje shqiptare në Korfuz, ku një shqiptar emigrant në Greqi ka vrarë vajzën e tij duke e goditur me shufër hekuri në kokë dhe më pas e ka varrosur në oborrin e shtëpisë, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një afgan. (LEXO KËTU) Në ditën e dytë të vitit Gazment Musta vrau me thikën e bukës gruan Gentiana Caushaj 31-vjeçe, dhe motrën e saj Merisa Caushaj 18-vjeçe pasi kërkoi që të shkonte tek prindërit e saj për festat. (LEXO KËTU)
Recommended