Vjedhja e armatimeve në Pashaliman, katër ushtarakët dalin para gjykatës në Vlorë

  • 5 years ago
VLORE-Katër të arrestuarit për vjedhjen e armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit (lexo këtu), 2 roje dhe 2 përgjegjës janë lënë sot nga gjykata në burg pa afat me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ushtarakët që janë arrestuar për ngjarjen, konkretisht janë; Lesko Ramosaçaj 52 vjeç e Edlir Nelaj 42 vjeç përgjegjës, Ervis Memsulaj 23 vjeç dhe Ardit Ramaj 25 vjeç roje. Report Tv sjell pamjet nga seanca në Vlorë, ku ushtarakët dolën para gjykatës.

Grabitja ndodhi në orët e para të së enjtes së kaluar, roja nuk ishte në vendin e qëndrimit që ishte përcaktuar, ndërsa ka deklaruar se u largua për shkak të shiut dhe erës së fortë. Ndërkohë që përgjegjësit akuzon se nuk kontrolluan rojet gjatë shërbimit dhe hartimin e procesverbalit pa qenë prezent. Disa orë pas ngjarjes përgjegjësit dhe rojet u arrestuan, ndërsa sot me kërkesë të prokurorit Hyrjet Lamaj, gjyqtarja Herila Çela i la në burg. Ndërkohë që nuk ka asnjë person të arrestuar për vjedhjen e armatimeve. Report Tv zbardhi pak ditë më parë dosjen (lexo këtu).

Recommended