Ora News – Vidhen kallashnikovë e granata në bazën ushtarake të Pashalimanit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Një sasi armësh automatike, në numër ende të pakonfirmuar dhe një sasi granatash janë vjedhur nga baza ushtarake e PashAlimanit në Vlorë.

Ngjarja e paprecendentë është zbuluar të enjten një ditë para nisjes së radhës të ushtrisë shqiptare me mision në Egje.

Veprimet për zbardhjen e skandalit ndërkohë po kryenj nga dega ushtarake në Vlorë.

Burimet thonë se 5 persona të depos së armatimeve sipas turneve po merren në pyetje nga policia ushtarake.

Deri tani nuk ka procedime në prokurorinë e Vlorës, ndërsa burimet thonë se cështja do të trajtohet sipas rregullave ushtarake.

Pas evidentimit ngjarjes, mësohet se grupe inspektimi nga ministria e Mbrojtjes kanë arritur pranë bazës ushtarake dhe kanë punuar për inventarizimin e saktë të armëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vidhen-arme-ne-bazen-ushtarake-te-pashalimanit

Recommended