Ora News – Rama: Gent Cakaj nuk ka predikuar ndryshim kufijsh, injorantët e prezantuan rrejshëm

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Kryeministri Edi Rama në pritje me trupin diplomatik ka folur për mosdekretimin e Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm.

Rama i ka quajtur injorantë të gjithë ata që sipas tij, Gent Cakës i kanë bërë një prezantim të rrejshëm.

Rama: Më vjen keq që pasuesi i tij, një shqiptar i ri nga Prishtina, me një ditur të admirueshme dhe modesti të spikatur intelektuale, e ka nisur rrugëtimin e tij si ministër i Evropës dhe Punët e Jashtme në një mënyrë të pazakonte në pazakonshmërinë e mjedisit tonë politik.

Paragjykimet, balta e terrenit politik shqiptar dhe mllefi i pangushëllueshëm i injorantëve kanë bërë për të prezantimin më të rrejshëm publik, përpara se ai vetë të hapë gojën si ministër. E kanë sulmuar dhe shkelur dinjitetin e tij për tre arsye:

1-është shumë i ri, nuk i përket botës së tyre të vjetër

2-është shumë i pastër, dmth nuk mund të akuzohet për asgjë

3-sepse është nga Prishtina, dmth një shqiptar nga Kosova nuk mund të marrë një detyrë kaq të lartë, po ama si kosovar mund të përdoret si mish për top, nga ata që i janë kundërvënë egërsisht me vandaliziëm verbal dialogut Kosovë-Serbi.

Unë nuk e kam zgjidhur Gent Cakën as si kosovar dhe as si i ri, por si një shqiptar evropian, pasionant për dijen, për politikën dhe për atdheun tonë, i cili tashmë prej kohësh punon me mua, shtetas i Shqipërisë, fillimisht si këshilltar dhe më pas si zv/ministër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mosdekretimi-i-cakajt-rama-mllefi-i-injoranteve-i-kane-bere-prezantimin-me-te-rrejshem

Recommended