Disa nga banorët e Unazës së Re protestë pranë shtëpisë së Ramës Balliu paralajmëron kryeministrin

  • 5 years ago
TIRANE-Disa nga banorët e Unazës së Re mbrëmjen e sotme me në krye deputetin e PD-së, Klevis Balliu protestuan për rreth 20 minuta pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Pas protestës si cdo pasdite te Unaza e Re, ata rreth orës 20:45 minuta mbërritën me pishtarë në duar dhe thirrje kundër qeverisë pranë shtëpisë së kryeministrit.

Policia kishte marrë masat duke formuar një kordon duke i ndaluar që të afrohen pranë shtëpisë, ndërsa Balliu kishte një thirrje për Ramën dhe një paralajmërim për policinë dhe Artan Markun. Ai i kërkoi Prokurores së Përgjithshme që të fillojë hetimet për projektin, pasi në të kundërt banorët do ta largojnë.

?Policisë dua ti bëj thirrje që të mos të bëjë asnjë presion apo shoqërime të kota, pasi nuk do të funksionojnë, banorët erdhën paqësisht te dera e këtij personi që është përgjegjësi kryesor për këtë situatë dhe aferë korruptive. Për cdo sëmundje që do të ketë njëri nga ata fëmijë që kanë 66 ditë në rrugë përgjegjësi do të jesh ti. Prokurorja e përgjithshme të fillojë hetimet, ose në të kundërt këta banorë do ta largojnë.

Nëse nuk institucione shtetërore do të fillojnë ti ndërtojnë këta banorë. Nëse nuk mbahet përgjegjësi për këtë aferë, nuk të le asnjë rrugë tjetër përveç përballjes totale dhe frontale? tha Balliu. Gjatë protestës pati edhe një moment të vogël tensioni mes Balliut dhe shefit të komisariatit të nr. 4, i cili u shpreh se tubimi ishte pa leje duke u kërkuar që të largohen.

Projekti i Unazës së Re prek mbi 300 banesa, një pjesë e të cilave janë me leje dhe do të marrin dëmshpërblim të plotë, ndërsa pjesa tjetër që i kanë shtëpitë pa leje nuk do të përfitojnë. Por banorët që i kanë banesat pa leje nuk pranojnë që të largohen duke kërkuar dëmshpërblim të plotë për banesat e tyre, si pjesa tjetër që i kanë me leje. Bashkia dhe qeveria për qytetarët që i kanë banesat pa leje ka vendosur bonus qiraje 3 vite dhe përparësi për banesat sociale, disa nga banorët e kanë pranuar, ndërsa pjesa tjetër janë në protestë.

Recommended