Report TV - Disa studentë lidhin me zinxhir derën e UBT, policia: Është e kundraligjshme

  • 5 years ago
Disa studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë kyçur sot sërish derën e hyrjes në këtë Universitet duke vijuar kështu bojkotin e mësimit. Në momentin kur studentët i kanë vënë kyçin derës, pranë tyre kanë shkuar efektivë të Policisë së Shtetit, që i kanë paralajmëruar se do të shoqërohen në Komisariat, pasi mbyllja e dyerve me dryn është e jashtëligjshme.

Siç shihet edhe në video, polici i thotë studentit: ?Si e ke emrin, kartë identiteti a ke? Do të raportoj dhe do shoqërohesh, ti ke të drejtë të protestosh sa të duash e ku të duash, por jo ti vesh kyçin derës, është e kundraligjshme?. Ndërkohë që disa student thonë:?Jemi shumë, nuk e ka bërë vetëm një, e kemi bërë të gjithë?.

Recommended