Aleatet e PD kunder bojkotit te parlamentit

  • 5 years ago
Teksa demokratët kanë zeruar çdo mundësi rikthimi në kuvend, pas rrëzimit nga maxhoranca të nismës kushtetuese  për Vettingun në politikë, aleatët e opozitës gjykojnë se vendi i tyre duhet të jetë në institucione.

 ?Unë gjykoj që do jemi sepse hyr e dil, kjo nuk do kishte ndonjë vlerë të madhe?, thotë kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi.

Reforma zgjedhore për aleatët e Partisë Demokratike është arsyeja se përse opozita do duhet të jetë në kuvend, në një kohë kur kanë mbetur më pak se 6 muaj nga zgjedhjet lokale. Shehi  ripërsërit kërkesën për ndryshimin e sistemit elektoral dhe i kujton Bashës se do të jetë kundër arritjes së një marrëveshjeje me Edi Ramën, nëse do tentohet të shkohet në zgjedhje me kodin e vjetër elektoral.

 ?Me kodin e vjetër ne nuk shkojmë. Ne, pjesa tjetër e opozitës  jemi kundër kësaj marrëveshjeje që mund të bëjë PD me PS-në. Në qoftë se nuk ka ndryshim sistemi brenda zgjedhjeve është e kotë?, shprehet Shehi.

Sa për aksionin opozitar, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi zbulon se pjesë e skenarit janë edhe protestat, ndonëse për to ende opozita nuk ka një datë. ?Ne si opozitë e kemi bërë detyrën tonë, do vazhdojmë ta bëjmë tani në rrugë?, shton Dashamir Shehi.

Teksa komenton edhe lëvizjet më të fundit në qeveri dhe mosdekretimin e 5 minitrave te rinj nga presidenti Meta, Shehi thotë se vetëm largimi i Kryeminsitrit Rama mund të rikthejë shtetin në binarët e kushtetuetshmërisë.

 ?Duhet të ikë ky i pari. Teatër i kotë, i panevojshëm. Me këto Meta maksimumi kujton herë pas here se jam dhe unë këtu. Herën tjetër u vonua nja dy javë kreu i shtetit me Ministrin e Brendshëm dhe si përfundim na doli që nuk paskërkish qenë ndonjë hata e madhe?, thotë kreu i LZHK-së.

Të shtunën kreu i shtetit dekretoi vetëm 4 nga 9 emrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si dhe nuk firmosi shkarkimin e Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

Tv Klan

Recommended