Report TV - Aksidenti në Levan-Tepelenë, i plagosuri: Makina erdhi me shpejtësi dhe na mori para

  • 5 years ago
Një nga të plagosurit në aksidentin që ndodhi dje në autostradën Levan-Tepelenë, Mënyr Lamaj, jep detaje nga ngjarja e djeshme. I shtruar në spitalin e Fierit, Lamaj thotë se makina që përplasi atë dhe shkaktoi 2 viktima dhe 4 të tjerë të plagosur ishte me shpejtësi të lartë. ? Isha në autostradë duke parë kushëririn që e kishte përplasur makina, na mori një makinë përpara. 5 minuta pasi ndodhi aksidenti i parë. Ishte me shpejtësi të paparë dhe nuk frenoi. Ne ishim me këmbë dhe vajtëm të shihnim kushëririn tonë Durimin. Isha unë djali dhe vëllai, Haxhiu. Ishin edhe ata të tjerët e autobusit. Ishin shumë.?-thotë Lamaj.

Recommended