Ora News - Dëborë në Korçë e Dibër, probleme në zonat malore

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Reshjet e para të dëborës për vitin 2019 shkaktuan problematika në zonat e thella të Dibrës dhe Korçës.

Në orët e mbrëmjes, disa mjete hasën problematika në rrugë për shkak të trashësisë së dëborës dhe ngricave.

Vështirësi ka edhe në rrugën Peshkopi-Kukës dhe zonat malore të qarkut të Dibrës, ndërsa temperaturat shënojnë disa gradë nën zero dhe rreziku më i madh vjen nga ngricat.

Në mbrëmje reshjet e dëborës u rikthyen edhe në qarkun e Korçës.

Trashësia e dëborës arrin disa cm në qytet dhe zonat turistike, por nuk raportohen probleme.

Të gjitha rrugët kombëtare janë të kalueshme, ndërsa policia apelon për kujdes nga drejtuesit e mjeteve.

Në kryeqytet, temperaturat pritet të shkojnë deri në -9 gradë Celcius në ditët në vijim, duke i bërë ditët shumë të ftohta, por që gjithësesi do të jenë të kthjellta me diell.

Temperaturat në bregdet pritet të arrijnë nga 2 deri në 9 gradë Celcius.

Në terrenet e larta malore era do të kalojë 40 km/h. Po ashtu edhe në zonat perëndimore, në detet Adriatik dhe Jon, pritet që era të jetë e fortë.

Edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes, duke respektuar shpejtësinë e lejuar dhe të pajisin mjetet me goma dimërore dhe zinxhirë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rinis-bora-ne-diber

Recommended