Ora News - Banorët e Astirit "i vënë flakën" Unazës së Re, djegin goma

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ditën e dytë të Vitit të Ri, banorët e Unazës së Re dogjën goma duke bllokuar rrugën në shenjë kundërshtie për prishjen e banesave të tyre.
Me këtë veprim ata duan të tregojnë se nuk tërhiqen nga protesta dhe se janë të përgatitur për çdo situatë.
"Momentin që do të na dhunojë ky shtet, ne i kemi marrë masat tona me ju përgjigj tamam. Kushdo që do të vijë të na dhunojë ne, punonjës administrate apo zyrtar, do të lërë kokën ose do të na vrasë ne".
"Me taksat tona këta njerëz duan të shembin shtëpitë tona dhe mbi themelet e tyre duan të bëjnë pallatet dhe bizneset e veta".
Ndërkohë për çdo banor që nuk lirohen objektet, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit po merr masa administrative ndëshkuese.
"Jam i pari që më kanë sjellë njoftimin me 5 milion lekë gjobë për prishjen e biznesit tim që kam para banesës. Plus prishjes edhe 5 milion lekë gjobë".
Djegia e gomave parashikohet si vepër në kodin penal, por deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu i parapriu duke i bërë thirrje policisë të merret me grupe kriminale të vërteta dhe të mos nisë procedime për qytetarët e zonës së Unazës së Re.

Balliu: Është koha që policia e shtetit të mos merret me kapsolla dhe goma, por të ikë të kapë ata kriminelët e Elbasanit, të ikë dhe të kapë miqtë e Shullazit që varaviten këtej vërdallë nga Kombinati tek Astiri dhe kudo.

Pas 60 ditësh protestë, banorët sigurojnë se nuk do të tolerojnë derisa të marrin atë që u takon në bazë të objekteve të tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/banoret-e-astirit-i-vene-flaken-unazes-se-re-djegin-goma

Recommended