Ermal Mamaqi “sfidon” Edi Ramen

  • 5 years ago
?Kur do flasim??

Kjo pyetje e kryeministrit Edi Rama u kthye në hit dhe shumë meme online pas protestës së studentëve, por modereatori Ermal Mamaqi e çuar më tej.

Emisioni ?Xing me Ermalin? nis këtë vit me të ftuar kreun e qeverisë, por spoti reklamues ka zbuluar edhe anë të panjohura të Edi Ramës duke u futur deri në dhomën e tij të gjumit.

Nuk ka mbetur me kaq, pasi për herë të parë në ekran vjen edhe Edi Rama duke bërë dush.

Edi Rama: Por, mbylle atë gojë more Ermal...

Batutat nuk mungojnë dhe kamera e Ermalit e ka sfiduar Ramën duke bërë vrap në kodrat e Surrelit...

Duke pikturuar... apo dhe në zyrën e tij.

Edi Rama:O, Zot, sa i çmendur që është, o Zot do na mbledhi njerëz ky...

Në finale kryeministri bindet të ulet të flasë, por gjithçka mbetet për tu zbuluar në mbrëmjen e së shtunës në ekranin e Tv Klan.

Edi Rama: Çuno këmbën tek gazi, drejt tek ai Ermal "Xingu", mos me detyro ta marr vetë timonin dhe masnej, jo dialog, por s?ka më asnjë llaf, se do të shkoj dhe do ti futem me gjithë makinë në studio.

Tv Klan

Recommended