Rama: Ndryshimet ne qeveri i mendoja qe nga Shtatori

  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama pohon se ndryshimet në qeveri që u konkretizuan në Asamblenë Socialiste të 28 Dhjetorit i projekton që prej Shtatorit.

Në konferencën e fundvitit ai deklaroi se kjo qeveri e re do ta çojë PS në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. I pyetur mbi përzgjedhjet e emrave të ministrave nga jashtë forumeve të Partisë Socialiste, Rama thotë se shembulli tipik është ai vetë kur u përzgjodh ministër Kulture nga Fatos Nano 20 vite më parë.

Një nga emrat që ka shkaktuar më shumë debat është ai i ministrit të Jashtëm, Gent Caka, jo vetëm për moshën e re, por për prejardhjen nga Kosova.

Nuk i përgjigjet pyetjes nëse kryebashkiakët me 2 mandate do rikandidohen, por thotë se di me siguri që PS do të fitojë në të gjitha bashkitë ku drejton aktualisht plus edhe bashkinë aktualisht blu të Kukësit.

I pyetur mbi përzgjedhjen e Bodes si anëtar i këshillit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, thotë se e ka propozuar si përfaqësues të opozitës.

Ai i dha krahë fantazisë dhe sarkazmës kur u pyetet për ekzistencën e klaneve në Partine Socialiste. Por më serioz ishte kur u përgjigj për të ardhmen e Saimir Tahirit në Partinë Socialiste.

Sa i takon protestave ai thotë se janë të mirëseardhura përfshirë dhe ajo e paralajmëruar nga studentet për në 7 Janar. Por këtu ndalet të sqarojë se pakti për universiteteve është duke marrë udhë, dhe se ligji arsimit të lartë nuk preket.

?Dhurata? qe ka mediat për 2019 është paketa antishpifje, një model i huazuar kroat qe thotë se është i vendosur për t?i shkuar deri në fund dhe për të gjobitur ashpër çdo lajm të pabazuar në fakte.

Recommended