Report Tv - Biznesmeni i shpëton rrëmbimit nga grupi kriminal në Elbasan, Policia ndalon 2 persona

  • 5 years ago
Pasditen e të premtes, më datë 28 dhjetor 2018, rreth orës 16:00, biznesmeni Aurel Guni është marrë peng për llogari të një grupi kriminal shumë të njohur në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët më të populluara të qytetit, pranë Universitetit "Aleksander Xhuvani". Shtetasi Bexhet Mosmuca në mirëbesim, për shkak të njohjes së mëparshme ka hipur në automjetin e viktimës, Aurel Guni dhe janë drejtuar fillimisht drejt qendrës së qytetit dhe më pas kanë marrë drejtimin për te Universiteti "Aleksander Xhuvani".

Recommended