Report Tv - Dita e dytë e protestës së diasporës, bashkohen edhe banorët e Unazës së Re

  • 5 years ago
Një grup emigrantësh të drejtuar dhe organizuar nga Genc Sejko, që njihet edhe si ?njeriu i memeve? në rrjetet sociale prej orës 12:00 deri rreth orës 14:00 protestuan përpara Kryeministrisë në ditën e dytë kundër qeverisë.

Protestës iu bashkuan edhe banorët e Unazës së Re dhe disa studentë. Protestuesit u bënë thirrje shqiptarëve që të ngrihen për të rrëzuar qeverinë, e cila sipas tyre është e korruptuar.

Në protestë nuk u shënua asnjë incident, ndërsa kujtojmë që policia nuk dha leje duke paralajmëruar se organizatorët dhe protestuesit do të procedohen. Protesta e thirrur nga Sejko do të vijojë edhe nesër po sërish para Kryeministrisë.

Recommended