Rama heq të “lodhurit”, largohen 8 ministra - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 5 years ago
Tetë ndryshime dhe një shtim përbëjnë lëvizjet që Edi Rama vendosi të bëjë në ekipin e tij qeveritar. Një riformatim që prek më shumë se gjysmën e kabinetit, duke filluar me largimin e numrit dy, zv/kryeministres Senida Mesi, në vend të së cilës shkon Erion Braçe, i vetmi që mori duartrokitjen e Asamblesë.