Ronald Muzhaqi ndihmoi në vrasjen e 17 vjeçares - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një nga bashkëpunëtorët e të dyshuarit kryesor të vrasjes së Briselda Gjikolajt dhe plagosjes së Erjon Bengës, është arrestuar nga policia. Në pranga është vënë Ronald Muzhaqi, i akuzuar si përkrahës i autorit të krimit.Për të materialet i janë referuar prokurorisë së Tiranës për hetimet e mëtejshme.Ndërkohë që në kërkim vijon të jetë i dyshuari kryesor i atentatit, një djalë 19 vjeçar me origjine nga Puka e banues në Tiranë.Pavarësisht kërkimeve intensive të policisë, prej dy ditësh ai vijon të jetë në liri.Atentati që la të vdekur 17 vjeçaren Gjikolaj, dhe të plagosur të dashurin e saj, 23 vjeçarin Benga, ndodhi menjëherë sapo dy të rinjtë dolën nga ambienti i një lokali në zonën e Laprakës.Sapo u futën në makinë, ata u qëlluan me breshëri plumbash.Dyshimet janë se autori i dyshuar të jetë ndihmuar edhe nga një tjetër person për t?u larguar nga vendngjarje, por ai wshtw ende i paidentifikuar.Ngjarja besohet se ka lidhje me një konflikt banal mes atentatorit dhe 23 vjeçarit Benga.

Recommended