Veliaj padit Bashen e Tabakun

  • 5 years ago
Pas akuzave të bëra për devijimin e rrjedhës së lumit Lana dhe projektit të Unazës së Re, kryebashkikau Erjon Veliaj ka paditur për shpifje në gjykatë kreun e opozitës dhe deputeten demokrate Jorida Tabaku.

Basha dhe Tabaku janë paditur nga Veliaj edhe për shkelje me lejet e ndërtimit që i kanë dhënë vetes gjatë kohës kur ushtronin funksionin e kryetarit dhe nënkryetares në Bashkinë e Tiranës.

Në padinë e depozituar në Gjykatë, kryebashkiaku Veliaj kërkon detyrimin që të paditurit të shpërblejnë dëmin shkaktuar ndaj tij me deklaratat publike të ditëve të fundit, në shumën 100 mijë Lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore.

Por demokratët vijuan sërish me denoncimit duke publikuar një hartë, që sipas tyre tregon sesi është devijuar gjurma  në favor të projektit 60 milionë Euro të Edmond Begos.

Tv Klan

Recommended