Krishtlindjet, Metropolia e Korçës shtron drekë bamirësie për të varfërit

  • 5 years ago
Me rastin e Krishtlindjeve Mitropolia e Korcës ka organizuar, një drekë për të varfrit, me qëllimin për të kthyer sado pak buzëqeshjen në fytyrat e tyre.

Mitropolia ka mbledhur të varfërit, besimtarë orthodhoksë dhe jo vetëm. Pjesë e drekës kanë qenë dhe njerëz me aftësi të kufizuara.

Në fjalën e tij për median, mitropoliti i Korcës Imzot Joan Pelushi ka shprehur urimin e tij për festat dhe ka theksuar mbeshtetjen e Kishës Ortodokse për njerëzit në gjendje të keqe ekonomike, të cilët krahas ushqimit kanë nevoje edhe për ngrohtësi shpirtërore.

Jemi përpjekur që të jemi pranë njerëzve në nevojë si një shenjë solidariteti dhe përkujdesi për këto shtresa. Doja që të falenderoja të gjithë ata që kanë ndihmuar për ta bërë këtë të mundur sepse janë treguar bujarë. Një shoqëri e shëndetshme ka nevojë për të gjitha pjesët e saj, nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj njerëzve në nevojë por duhet të qëndrojmë krahas tyre me gjithçka që kemi dhe ne.

Hirësi Joan Pelushi
Ndonëse të vrarë shpirtërisht për shkak se janë të lënë pas dore, ata ndihen mirënjohës dhe të lumtur që ishin pjesë e kësaj dreke.

Por ka shumë të varfër që natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë me tavolinat bosh përshkak të pamundësisë për të blerë produktet që nevojiten.

Recommended