160 Oficerë ankohen në Administrative - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 160 oficerë policie me gradën nënkomisar, të cilët aktualisht vazhdojnë ciklin e studimeve në vitin e 3-të, në akademinë e sigurisë dhe Hetimit, padisin në Gjykatën Administrative Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.Shkak i padisë eshte përgjysmimi i pagës dhe dhënia e kompensimit 50% për familjarët me 3 pjesëtarë dhe 40% për ata që nuk janë familjarë.Në kërkesë padinë e dorëzuar në gjykatë nga oficerët e qarkut të Tiranës, një kopje të cilën e disponon edhe Vizion Plus, oficerët kërkojnë që nga muaji janar 2019-te të marrin pagën e plotë, me pretendimin se po u mbahet padrejtësisht.Vendimi nëse kërkesë padia e tyre do të pranohet ose jo, pritet të jepet nesër.Fillimisht, oficerët e Policisë të cilët aktualisht janë të emëruar me detyrë oficerë krimesh në të gjitha qytetet e vendit, i kanë kërkuar drejtorisë së përgjithshme arsyen e heqjes së rrogës dhe dhënien e kompensimit, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje zyrtare.Për këtë gjë paditësit kanë njoftuar më herët edhe Ministrinë e Brendshme, dhe më pas i dorëzuan nje kërkese kryeministrit. Ndërkohë, pak ditë më parë, gjykata administrative ka vendosur të pranojë kërkesë padinë e oficerëve të drejtorive të policisë në Gjirokastër, Berat, Durrës, Vlorë e në Shkodër, duke vendosur që nga muaji janar t?u jepet paga e plotë.

Recommended