Kamioni rrezikonte të binte nga ura, policia dhe dibranët shpëtojnë shoferin turk

  • 5 years ago
Policia Rrugore e Dibës në bashkëpunim me disa banorë të zonës, kanë ndihmuar dhe shpëtuar një drejtues kamioni i cili rrezikonte të binte nga ura. Në vendin e quajtur ura e ?Doçit? në Kastriot të Dibrës, nga ora 18:00 deri në orën 23:30, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe tre banorëve të zonës ju dha ndihmë një drejtuesi mjeti (shtetas turk), M.T, pasi mjeti i tij tip ?kamion? doli nga rruga në një urë të ngushtë dhe rrezikonte të binte në humnerë.

Policia njofton se pas organizimit të punës nga Shefi i Trafikut Urban dhe Interurban, punonjës të Policisë Rrugore, të ndihmuar nga banorë të zonës, pavarësisht kohës të ftohtë e reshjeve të shiut, i dhanë ndihmën e nevojshme dhe nxorën mjetin. Policia Rrugore e ka ndihmuar drejtuesin e mjetit deri në qendër të banuar, ku dhe morën masa për të ndihmuar drejtuesin e kamionit që të riparonte dëmin e shkaktuar, si dhe i siguruan atij ushqim e mbështetje deri në largimin e tij nga zona e Dibrës.

Drejtuesi turk i kamionit gjatë një interviste për një mediat shprehu falenderime për Policinë Rrugore dhe banorët për ndihmën e dhënë.

Recommended