Pa Gjurme- Trishtim ne nje dite Krishtlindjesh/I shoqi luante kumar nëna me dy fëmijët e braktisur

  • 5 years ago
Pjesa e pare Dt 25 Dhjetor Ditën e sotme në emisionin "Pa gjurmë" u prezantua historia e Najada Kalemajt, nënë e dy fëmijëvë të braktisur nga i ati. Gjatë emisionit Najada ka treguar historinë e saj të trishtë duke kërkuar edhe apel për ndihmë.

26-vjeçarja nga Ballshi, u njoh me ish- bashkëshortin Fatmir Alushi nga Vlora, në qytetin e vogël të lindjes, që kur ishin fare të rinj. Mes tyre lind një miqësi që pas do të finalizohej në bashkëjetesë. Lidhja e tyre zgjati rreth 3-muaj e më pas Najada e prenzanton me prindërit e saj. Bexheti dhe Trendelina i kërkuan takim prindërve të Fatmirit , Nadir dhe Zyra Alushit për të lidhur këtë krushqi të re. Këta të fundit nuk pranuan pasi e dinin vesin e djalit dhe nuk donin që të përfshiheshin. Fatmiri e rrëmben Najadën dhe në vitin 2008 fillojnë bashkëjetesën. Transferohen nga Ballshi për në Elbasan ku Fatmiri punonte në një furrë bukë. 3-muajt e parë marrëdhënia mes çiftit ishte shumë e mirë. Pas kësaj periudhe Fatmiri nuk e sillte më rrogën në shtëpi. Këtu fillojnë dhe dyshimet e para të Najadës, duke besuar se bashkëshorti i saj merrej me punë të jashtëligjshme. Fatmiri i pohon se luante bixhos duke iu betuar se nuk do ta bënte me një gjë të tillë. Në dhjetor të 2008 zhvendosen drejt Vlorës, në shtëpinë e prindërve të Fatmirit. Ky i fundit fillon punë në një furrë buke, por rrogën nuk e sillte në familje.

"Më thoshte gjithmonë se do të ndryshonte dhe unë e besova. Pas tre muajsh vendosëm që të bashkëjetonim. Gjatë kohësh që bashkëjetonim doja që të futesha në punë. Iku në Greqi,. Atje nuk i eci dhe u kthyer sërish. Më pas i ofruan një punë në qytetin e Kavajës. Aty filloi të punontë por lekët nuk i silltë në shtëpi. Nuk lante as qeranë por i linte të gjitha paratë në bixhoz. Ushqimet ndonjëherë i blinet vetë, ndonjëherë ja blinte pronari dhe ja mbante paratë nga rroga. Ne detyroheshim të ndërronim shtëpi çdo tre muaj pasi nuk mund të paguanim qeranë. Ai nuk i plotësonte kushte as vajzës por nuk kisha ku të shkoja. Duhet të duroja për hatrin e saj. Kur i kërkoja llogari, vinte dorë mbi mua. Po për hatër të vajzës nuk e denoncoja as në polici,"- rrëfeu Najada.

Recommended