Ora News - Ku do festojnë shqiptarët?
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Shqiptarët kanë përzgjedhur shtëpinë për darkën e ndërrimit të viteve. Ngrohtësia e familjes,por edhe çmimet e kripura në restorante duket se i kanë detyruar që të bëjnë këtë zgjedhje. Në kryeqytet çmimet në restorante variojnë nga 5 mijë deri në mbi 10 mijë lekë për person.

Ambjenti familjar duket se do të jetë përzgjedhja e shqiptarëve për darkën e Vitit të Ri. Çmimet në restorante variojnë nga 5 mijë deri mbi 10 mijë lekë personi në vendet më luksoze, kosto e cila është e papërballueshme për pjesën më të madhe të familjeve në Shqipëri.

Ndërkohë që në shtëpi shpenzimet janë më të ulta dhe një darkë për katër persona përllogaritet të ketë një kosto që nuk i kalon 20 mijë lekë.

Qytetarët argumentojnë se kjo zgjedhje është bërë pasi shpenzimet janë më të vogla dhe festa është më komode.

Të rinjtë edhe për këtë vit preferojnë të festojnë sipas formulës së njohur tashmë ?deri në mesnatë në shtëpi, më pas në bar?.

Për këtë grupmoshë mbeten të preferuara clubet ku paguhen 1 mijë lekë për hyrjen e shoqëruar edhe me një pijë falas.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ku-do-festojn-shqiptaret
Recommended