Report TV - Festat e fundvitit, rritet fluksi në pikat kufitare, hyjnë 30 mijë emigrant për 24-orë

  • 5 years ago
Afrimi i festave të fundviti ka bërë që shqiptarët të kthehen në atdhe. Dy ditë para krishtlindjeve në pikat kufitare të Shqipërisë kanë hyrë më shumë se 30 mijë emigrant. Numri më i lartë i hyrjeve ka qënë në pikën kufitare të Kakavijës, në Kapshticë dhe në Portin e Durrësit.

Në 24 orët e fundit në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë 8650 persona si dhe 2200 automjete. Ndërkohë në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë kanë hyrë më shumë se 7 mijë persona në 24 orë.

Për të shmangur fluksin në të dyja pika kufitare punohet nga 5 dhe 7 sportele.

Ndërkohë 8 mijë persona kanë hyrë nga porti i Durrësit në këto 24 orë. Ata kanë mbërritur me 5 tragete nga Bari dhe Ankona. Po kështu janë edhe më shumë se 2 mijë makina që kanë hyrë në Durrës në datën 23 dhjetor. Tragetet nga Bari e Ancona vijnë te mbushur me shqiptare dhe thuajse largohen të boshatisur drejt Italisë.

Nga Aeroporti i Rinasit kanë hyrë më shumë se 3 mijë qytetarë në 24 orët e fundit. Fluksi më i lartë i ardhjeve ne Rinas është nga Italia. Ndërkohë nga ky aeroport janë larguar më shumë se 1200 qytetarë.

Në portin e Vlorës kanë hyrë 2200 qytetarë në 24 orë si dhe 130 automjete, ndërsa drejt Italisë me tregete është larguar një numër i vogël qytetarësh.

Ndërkohë shqiptarët jo vetëm kthehen në atdhe, por edhe largohen jashtë Shqipërisë për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Recommended