Zbulohet strategjia e PD per kthimin ne Kuvend

  • 5 years ago
Pas qëndrimit të mbajtur të martën me aleatët dhe Këshillin e ri Kombëtar, Lulzim Basha e njohu grupin parlamentar të demokratëve  me vendimin e opozitës së bashkuar për t'u rikthyer të enjten në seancë plenare.

Opozita rikthehet në Kuvend pikërisht në ditën kur në rend të ditës është dekreti i Presidentit për buxhetin, çka pritet të sjellë jo pak debate mes palëve.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se është vendosur që nga foltorja e parlamentit disa prej deputetëve të opozitës të mbajnë fjalime për protestën e studentëve. Në dispozicion të deputetëve janë 5 orë diskutim, nga të cilat 3 orë i takojnë mazhorancës dhe 2 orë opozitës.

Seanca e të enjtes nuk do të jetë e qetë. Burime nga selia blu thonë se në grupin parlamentar është folur gjithashtu që pasi paralel me punimet e  Kuvendit, jashtë dyerve të tij është menduar edhe mbajtja e një proteste nga ana e qytetarëve, që ka gjetur mbështetjen e opozitës. Megjithatë deputetët demokratë mohojnë që do të bashkohen me protestuesit.

Debate të gjata pritet të këtë edhe në seancën e së premtes ku do të diskutohet propozimi i opozitës për vetting-un në politikë. Me rikthimin në parlament opozita njëherazi shpëton edhe mandatet e deputetëve të saj që skadonin me mbushjen 6 muaj pa marrë pjesë në një seancë plenare.

Tv Klan

Recommended