Ora News - Protesta e studentëve, LSI: Të enjten, shansi i fundit i maxhorancës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur kanë kaluar plot dy javë nga nisja e protestës studentore, LSI thotë se zgjidhja fillon në veprime të qeverisë, jo me diskutime që nuk kanë fund.

Deputetja Kejdi Mehmetaj, në një dalje për mediat tha se Kryeministri si personi kryesor përgjegjës për situatën e krijuar, duhet të lërë mënjanë retorikën dhe të marrë përgjegjësitë duke plotësuar tetë kërkesat jetike të studentëve.

Sipas saj, vetëm kështu hapet rruga e dialogut për reformimin serioz të arsimit në Shqipëri.

Të enjten në seancën parlamentare, vijoi Mehmetaj, maxhoranca ka shansin e fundit tu tregojë studentëve se realisht do ti dëgjojë ata.

#oranews #protestaestudenteve #protesta
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-e-studenteve-lsi-te-enjten-shansi-i-fundit-i-maxhorances

Recommended