Zymberi dhe Angellov bëjnë thirrje për pajtim
- 5 years ago
Dy ish komandantë, Abedin Zymberi dhe Stojanço Angellov bëjnë thirrje për pajtim më të thellë mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Angellov para pak ditësh vizitoi varrezat e familjes Zymberi, të cilët humbën 10 anëtarë gjatë konfliktit të vitit 2001. Angellov kërkoi falje për këto viktima, kurse Zymberi tha se pranoi gjestin e Angellovit sepse dëshiron që familja e tij të jetë simbol i paqes e jo vetëm i luftës. Që të dy u vunë në shënjestër të kritikave. Zymberi dhe Angellov, sonte janë të ftuar në emisionin 200, që do të transmetohet në Alsat në orën 22.
Recommended
Binjaket identike shikojnë njëra tjetrën për herë të parë – dhe bëjnë një bisedë të këndshme
Gazetain
THIRRJE PËR DHUNË NË 30 QERSHOR, NË HETIM AUREL BYLYKBASHI DHE 2 KRYEBASHKIAKË TË PD
Zjarr Televizion