Fshati Tatzat i Delvinës i harruar, pa rrugë, ambulancë e shkollë

  • 5 years ago
atzati është një fshat i vogël në Bashkinë Delvinë, i cili shtrihet në majën e një kodre, ku prej shekujsh ka qenë rrugëkalim që lidhte zonën e Delvinës me Kurveleshin. Nga shtëpitë e vjetra që ende mbahen në këmbë duket se banorët e këtushëm kanë qenë të kamurë dhe me kulturë evropiane, e që përcollën edhe në ndërtimet e shtëpive, të cilat kanë një arkitekturë italiane. Dikur ky fshat numëronte dhjetra të rinj të arsimuar në universitet italiane, ndërsa sot nuk plotësohet numri i fëmijëve as për një klasë, pasi largësia dhe kushtet e rrugës kanë bërë që kjo zonë të boshatiset.

Tatzati ka patur energji elektrike që prej viteve 1930, falë një hidrocentrali të ndërtuar nga banorët në lumin e Kalasës, ndërsa sot banorët e mbetur përballen me ndërprerje të energjisë sa herë ka mot të keq, kjo për shkak të amortizimit të rrjetit të shpërndarjes .

Banorët përballen edhe me mungesën e shërbimit mjeksor, pasi në fshat nuk ka ambulance. Në rast të ndonjë urgjence mjeksore, ata duhet të shkojnë në Sarandë duke paguar ndonjë nga automjetet e pakta që kanë banorët e fshatit.

Recommended