Lulzim Basha sulmon Report Tv-në

  • 5 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar në emisionin ?5 pyetjet nga Babaramo? sulmoi ekranin e Report Tv se është televizion i blerë nga Qeveria. Në ekranin ku Basha ishte vetë i ftuar si dhe ka qenë kurdoherë një dritare e hapur për opozitën, të cilët nga ana tjetër me këmbënguljen e tyre kanë refuzuar të marrin pjesë në sajë të një kryenyçësi nga trupa e re e këshilltarëve në zyrën e shtypit të PD, kreu demokrat u soll si një "mik i keq". Është pikërisht armata e tij e këshilltarëve të cilët pengojnë deputetët apo dhe çdo përfaqësues tjetër të PD-së në studion e Report Tv.

Përballë kësaj fryme refuzimi, Lulzim Basha në transmetim ?live? në Report Tv iu rikthye atyre shpifjeve që i vërtit rreth e qark diskursit të tij politik, siç duket, sa herë është në hall, pavarësisht se e ka marrë një përgjigje nga gazetari dhe pronari i Report Tv, Carlo Bollino (Lexo këtu). Jo vetëm problemet e brendshme në PD ku zgjedhjeve të fundit në Kuvendin Kombëtar iku një rresht i tërë me kandidatë për Këshillin Kombëtar duke refuzuar PD-në e Lulzim Bashës, por edhe situata e krijuar nga refuzimi i studentëve, kanë kaluar çdo situate në disfavor të kryedemokratit.

Basha thotë se Report Tv është shndërruar në ?ERTV Fraksion 2?, duke hedhur një shashkë politike të padenjë ndaj medias së lirë, por njëherazi kjo mund të shërbejë edhe si një formë presioni dhe intimidimi që sërish është e padenjë. E vërteta në fakt është ndryshe sepse Report Tv jeton në këtë "habitat" të egër dhe plot bërryla, në një treg që në tërësinë e tij dominohet nga informaliteti, falë përkushtimit dhe guximit për të mos mbyllur gojën përballë paligjshmërisë kudoqoftë ajo. Kjo e provuar në çdo moment, por Basha këto i sheh me syrin e akuzatorit apo edhe të shpifësit në rastin më të keq.

Basha thotë se edhe instalacioni artistik i Bunk?Art-it është vazhdimësi e kapjes së medias nga qeveria, duke harruar, ose në rastin më të keq duke mos e ditur se ajo vepër është fryt i një donacioni privat dhe që nuk ka asnjë lidhje me buxhetin e shtetit apo paratë e qeverisë.

Siç duket Basha po e vuan si sindromë pasurimin e shpejtë të tij menjëherë pasi hyri në politikë dhe gjithçka përreth i duket se funksionon si ai vetë. Nga ana tejtër, Lulzim Basha është i njëjti që në vitin 2009 firmosi miliona euro për një televizion pranë qeverisë i cili gllabëroi me një të rënë të lapsit spotet për liberalizimin e vizave. Nëse nuk i kujtohet, ia rikthejmë në çdo moment si prova që e nxjerrin blof por njëherazi e vendosin edhe përpara paligjshmërisë. Edhe kjo siç duket për Bashën po kthehet si një sindromë për ato që ka bërë vetë, paligjshmërinë e kthyer në sistem, të cilën e sheh me verbërinë e një politkani të majmur edhe te tjetri. Maskën e Sali Berishës Lulzim Basha e ka çjerrë prej kohësh, por po ia kalon me fantazinë e shfrenuar.

Një opozitë që sulmon mediat, në vend që të jetë jetë promotore e një qasje pozitive me to, pasi media në vetvete është në opozitë me çdo pushtet, përveç oganeve zyrtar...

Recommended