Ora News - Takimi i Ramës te Gjeologjiku, gazetari: Kryeministri, prodhuesi më i madh i fake news

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Koloreto Cukali e merr me rezervë lajmin për takimin e kryeministrit Rama me studentë dhe pedagogë të Gjeologji-Minierave.

I ftuar në Ora News, ai tha se Rama është prodhuesi më i madh i fake news në vend.

Koloreto Cukali: Një burim që vjen nga Kryeministri nuk e besoj për asnjë moment. Kryeministri është prodhuesi më i madh i fake news. Pamë një tentativë të tij të dështuar te Dudushi për të krijuar një dialog që nuk ishte dialog.Ai vazhdon të krijojë dialogun se i duhet për show-n e vetë. Duhet verifikuar nga burime të tjera. Një informacion që vjen nga Kryeministri nuk duhet marrë kurrë si lajm pa u bërë kontrolli i lajmit dhe faktuar me burime të tjera informacioni.

Pedagogia e Shkencave Sociale, Edlira Gjoni, thotë se nuk është kundër dialogut, por Rama nuk është i sinqertë me studentët.

#oranews #protesta #studentet
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/takimi-i-rames-te-gjeologjiku-gazetari-kryeministri-prodhuesi-me-i-madh-i-fake-news

Recommended