Kioskat universitare në kohën e qeverisë Berisha/ Basha në “5 pyetjet ”: Ka vend për reflektim
  • 5 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë intervistës me gazetarin Ilir Babaramo në emisionin ?5 pyetjet? në Report Tv, tha se për kioskat Universitare të kohës së qeverisë Berisha ka vend për reflektim.

Lulzim Basha, kryetar i PD: Protesta, e drejtë. Rezultat i degjenerimit të arsimit të lartë, përgjegjësinë e ka ai që kaloi ligjin, Edi Rama. Ju e dini që PD e kundërshtoi këtë ligj, ne përvijuam qëndrimin tonë politik të prerë. Parashtruam zgjidhjet për shqiptarët, të dyfishohej buxheti për arsimin. Sot, Rama harxhon më shumë për shpenzime luksi. Shqipëria, vendi me arsimin më të shtrenjtë në Europë dhe me cilësinë më të dobët. Unë kam studiuar në Holandë dhe atje paguaja më pak se këtu. Studentët këtu paguajnë shumë më shumë. Unë kam paguar në Holandë 700 dollarë në vit. S?është vetëm çështje tarifash. Faza e parë e atyre universiteteve pati problem, u përballëm me skarcitete, Universitete të licensuara, por që nuk përmbushnin kushtet. Sigurisht që ka vend për reflektim. Ligji i arsimit është ligj klientelist.
Recommended