Ushtria e Kosovës tremb Serbinë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një ditë pasi Kosova miratoi tre ligjet për formimin e ushtrisë së saj, Serbia është në alarmin maskimal. Shefi i shtabit të ushtrisë Milan Mojsiloviç, tha për mediat serbe se vendi i tij është i gatshëm t?u përgjigjet të gjitha kërcënimeve të mundshme. MILAN MOJSILOVIÇ GJENERAL I USHTRISË SERBE ?Ne po e ndjekim me vëmendje maksimale situatën në Kosovë. Ushtria e Serbisë është e gatshme t?i përgjigjet të gjitha sfidave dhe rreziqeve, por unë shpresoj se KFOR-i brenda mandatit dhe kapaciteti të tij, do të sigurojë mbrojtjen e të gjithë qytetarëve në Kosovë, e sidomos të komunitetit serb? Ndërkohë kryeministrja Ana Brnabiç është shprehur se pa stabilitet ne rajon, nuk mund të ketë qetsi në Serbi. ANA BRNABIC KRYEMINISTER E SERBISE ?Sot për mua është një ditë e rëndë. Kjo nuk është një ditë që kontribuon për stabilitetin në rajon. Serbia do të përpiqet të vazhdojë në rrugën e saj të paqes dhe stabilitetit?. Brnabic shtoi se është më mirë të flitet për bashkëpunim, dhe jo për ushtarë e armë. Lidhur me dialogun BE ende nuk ka një datë për takimin e radhës mes përfaqësuesve të Kosovës e Serbisë. Beogradi zyrtar është shprehur se kërkon heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe, e më pas do të ulet në tryezën e bisedimeve. Zëdhënësja e Bashkimit Europian Maja Koçiançiç, këmbënguli se dialogu duhet të vazhdojë. Një gjë e tillë është kërkuar edhe nga këshilltari për siguri në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, sipas të cilit, Serbia e Kosova, duhet të arrijnë sa më shpejtë të jetë e mundur një marrëveshje.
Recommended