Historike/ Kosova zyrtarisht me ushtri

  • 5 years ago
Me një votë të unifikuar parlamenti i Kosovës kaloi 3 projekt-ligjet historike që bënë të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Fillimisht deputetët miratuan krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes, për t?i hapur rrugë më pas krijimit të ushtrisë. Ashtu siç parashikohej, votimi i amendamenteve të 3 projekt-ligjeve u zhvillua normalisht dhe me konsensusin e 106 deputetëve të pranishëm në sallë. Në seancë munguan deputetët serbë, të cilët kundërshtojnë krijimin e ushtrisë së Kosovës.

3 ligjet bëjnë të mundur kthimin nga forcë civile në një forcë ushtarake të FSK-së, por pa ia ndryshuar emrin.

Si rrallë më parë, ushtria arriti të bëjë bashkë klasën politike në Kosovë. Hapi historik u përshëndet nga krerët më të lartë të shtetit.

Hashim Thaçi : Ndihem jashtëzakonisht i emocionuar e i vendosur për avancimin e reformave dhe avancimin e axhendës dhe domosdoshmërinë të arrihet marrëveshja paqësore Kosove Serbi.

Ramush Haradinaj :Kjo është ushtri e paqes, e të gjithë shqiptarëve të Kosovës, serbëve romëve ... etj vijmë në paqe e për paqe do t?jemi gjithnjë.

Albin Kurti: Ju uroj të gjithëve, kjo fitore është e çdo qytetari e çdo politikani...

Themelimi i ushtrisë u prit me festime në sheshin përpara kuvendit të Kosovës.

Me rastin e ditës historike për kosovarët dhe në shenjë mirënjohjeje për SHBA-të mbështetësin kryesor të themelimit të ushtrisë, rrugët e Prishtinës dhe qyteteve të tjera ishin mbushur me flamuj të Shteteve të Bashkuara.

Gjatë orëve të para të së premtes pranë në Mitrovicën e veriut  u vunë re prani të shtuara ushtarake të forcave të KFOR.

Recommended