Debate për godinën e KLP, Prokurori: U çova në mëngjes dhe përveç kafes nuk dija ku të shkoja

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bujar Sheshi: Pardje më ka ndodhur një fenomen interesat që nuk kisha pasur ndonjëherë përvojë në jetën time. U ngrita në mëngjes dhe thashë ku do shkoj sot unë? Përveç kafes nuk dija ku të shkoja tjetër

Serioziteti i një shteti nis nga institucionet, por kjo duket se nuk po pasqyrohet në organet më të reja dhe me të rëndësishme, të qeverisjes së drejtësisë, Këshilli Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të cilat pas më shumë se dy vitesh përpjekje më në fund u plotësuan me anetare.

Ekzekutivi nuk ka bërë gati ambientet ku do të punojnë të zgjedhurit e piramidës me të lartë të drejtësisë dhe ky shqetesim u është adresuar në mbledhjen e parë pas zgjedhjes nga anetaret e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në një takim nga Euralius dhe Opdat.

Zevendesministri i Drejtësisë Toni Gogu, u ka prezantuar anëtarëve variantet se ku do mund të zhvendoseshin për të ushtruar detyrën momentalisht.

Gogu: Qeveria ka përzgjedhur një nga godinat e ish-shkollës së bashkuar dhe për të gjithë ju që keni pasur një lidhje me atë shkollë, sot që flasim ato ambiente nuk kanë ambient ngrohje. Qeveria është gati që ta bëjë atë sistem ngrohje. Ne të shkojmë dhe ta shohim mjedisin. Nëse ju do të doni të futeni dhe të bëhet një menaxhimi në ato ambiente, që të kryhet një ndërhyreje mund të jetë një opsion. Opsioni tjetër është që kemi vetëm një ambient që sot është KLD.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/debate-godinen-e-klp-prokurori-u-cova-ne-mengjes-dhe-pervec-kafes-nuk-dija-ku-te-shkoja

Recommended