Report Tv-PD organizon bllokimin e rrugëve në Durrës

  • 5 years ago
DURRËS- Partia Demokratike ka organizuar protestën e radhës në qytetin e Durrësit. Protesta u zhvillua në autostradën Tiranë-Durrës, duke bllokuar autostradën në të dyja akset e saj për rreth 30 minuta dhe duke paralizuar trafikun në këtë artierie të rëndësihme të qarkullimit rrugor dhe aktivitetit ekonomik.

Prej katër ditësh, banorët në Kurbin, Lezhë, Shkodër, Korçë, Fier, Vlorë, Kavajë dhe në Durrës të mbështetur nga Partia Demokratike janë ngritur në protestë kundër çmimit të lartë të karburanteve, mungesës së tregut dhe në mbështetje të studentëve në Tiranë.

Të gjithë protestuesit në rrethe kanë veshur jelekë të verdhë si protestuesit në Francë duke protestuar kundër qeverisë.

Recommended