Braçe: Tarifat OK, gati paketa për tetë pikat e studentëve, 5% GDB, jo kërkesë e tyre,

  • 5 years ago
TIRANE-Deputeti i PS, Erjon Braçe i ftuar në emisionin ?45 Minuta? nga Denis Minga në Report Tv deklaroi se një grup i ngritur në Kryeministri ka shqyrtuar kërkesat e studentëve duke hartuar një paketë që plotëson kushtet e tyre, përveç rritjes me 5% të GDB-së, pasi sipas tij është kërkesë e partive dhe jo e tyre.

Deputeti socialit theksoi se protesta e zgjoi qeverinë duke e rikthyer me këmbë në tokë, ndërsa shtoi se duhet të ndryshojë politikat e arsimit. Sot Presidenti Meta ktheu ligjin e buxhetit që miratoi kuvendi javën e kaluar duke kërkuar të reflektohen kërkesat e studentëve, ndërsa Brace e cilësoi këtë si vendim tërësisht politik. Braçe zbuloi se ligji i buxhetit është dorëzuar vetëm dje në Presidencë, ndërsa kreu i shteti ka qenë jashtë vendit dhe sot njoftimi kthimin në Kuvend.

Gjithashtu, ai tha se ligji nuk ka firmën e Presidentit dhe ngriti pikëpyetje nëse e ka shqyrtuar në të vërtetë Ilir Meta ligjin e buxhetit. Por zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi reagoi duke thënë se kreu i shtetit ndodhet në Shqipëri dhe jo jashtë vendit sikur tha Brace. Megjithatë Braçe këmbënguli duke kërkuar që të publikohet firma e Presidentit në dekretin për buxhetin.

Recommended