Ora News - Thirrjet e studentëve: "Edi Rama leje mallin, hajde na qaj hallin"
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me qindra studentë janë vendosur para Parlamenti dhe bëjnë thirrje: Ulni tarifat!

Ndërkohë kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit shprehu edhe njëherë gatishmërinë për plotësimin e 8 pikave të studentëve, por tha se këto bëhen duke dialoguar.

Duke e quajtur protesten 'shuplake per qeverine, grusht per opoziten dhe shprese per shoqerine" Rama hodhi dyshime se opozita kerkon te perfitoje nga situata.

Rama: Jam gati te diskutoj me ta por studentet duan?! Shuplaka te tilla na duhen per tu bere me te vetedijshem. Kërkoj dialog jo për të vonuar zgjidhjen apo për ta zgjatur pafund por për të hapur një kapitull. Të tetë pikat janë të realizueshme dhe ne jemi gati të realizojmë.

Ndërkohë studentet i quajten: Pallavra qeverie! Te marre vendimmarrje!"

"Nuk lëvizim që aty! Problemet e arsimit të zgjidhen me ligje të mira! " thotë një student

Protestës i janë bashkuar dhe qytetarë të ndryshem.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/do-ti-bashkoje-parlamenti-studentet
Recommended