Tupja për Ora News: Edhe pas hekurave do ta mbështes këtë lëvizje

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Procedimi penal nga policia nuk e ka ndaluar Profesorin Edmond Tupja tu bashkohet sot sërish studentëve që po protestojnë para Kryeministrisë.

Për Ora News, Tupja tha se gjithçka bëhet për të frikësuar njerëzit për tu tërhequr nga protesta.

Akuzat ndaj tij i cilësoi absurde dhe të pabaza.

Tupja: Mora vesh nga miqtë e mi se jam në krye të listës të atyre që janë proceduar për organizim proteste dhe bllokim rrugësh. U habita, se unë nuk kam organizuar asgjë. Mbështetës po.

Edhe sikur të jem prapa hekurave të burgut prapë do ta mbështes këtë lëvizje se jam nga ata burra që kanë karakter.Ka shumë që kanë pasuri, por nuk kanë karakter. Unë nuk kam shumë pasuri, por kam karakter. Si mund të bllokoja rrugën unë me 60 kg e mia, dhe isha në trotuar jo në rrugë. Ky është një mjet për të frikësuar njerëzit, për të hequr dorë nga protesta e ligjshme.

Policia ka proceduar edhe studentë, është e patolerueshme. Askush prej tyre nuk ka hedhur as vezë, as shishe kundër Ministres dhe as Ministrisë së Arsimit. Erdha para Kryeministrisë për të treguar se unë nuk trembem. Burri një herë vdes.

Profesori shprehu bindjen se rezistenca e studentëve do të vazhdojë.

Tupja: Unë u heq kapelën atyre që kanë ndenjur mbrëmë në natën më të ftohtë të kësaj periudhe dhe sot janë këtu. Shumica dërmuese e studentëve që janë në protestë do ta vazhdojnë protestën.

I pyetur si e sheh ndarjen e protestës në dy vende, ai pati këtë koment:

Tupja: Nëse do ishin në unitet, nuk do të ishin ndarë. Por janë ndarë përkohësisht, kanë krijuar dy pole që kanë të njëjtën kauzë.Edhe ata para MAS dhe këta te Kryeministria janë njerëz me ndërgjegje sociale.

Unë u heq kapelen studentëve. Ata kanë bërë mirë që kanë qenë jashtë ndikimeve të politikës. Politika nëse do ti mbështesë, por jo për ti përdorur për qëllime elektorale. Unë do të bëj çmos të jem çdo ditë këtu.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tupja-ora-news-edhe-pas-hekurave-do-ta-mbeshtes-kete-levizjesi-mund-te-bllokoj-rrugen-me-60-kg-e-mia

Recommended