Ora News - Durrës, goditet grupi që grabiste banesa dhe lokale, 22 vjedhje brenda një muaj

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Durrësit ka goditur një grup që vidhnin banesa dhe lokale. Në kuadër të operacionit të koduar "Shëtitësit", policia arrestoi dy persona, procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Për këtë persona është dokumentuar se kanë vjedhur me anë të thyerjeve 22 lokale dhe banesa.

"Personat në bashkëpunim me njëri ? tjetrin dyshohet se merrnin makina me qira dhe të maskuar kryenin me thyerje vjedhje banesash dhe lokalesh në qarkun e Durrësit", sqaron policia.

Të arrestuarit

? E.Z, 19 vjeç, banues në Shenavlash Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja";

? A. D, 19 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".

Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi:

? J. P, 17 vjeç, banues në Shenavlash, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".

U shpallën në kërkim:

? E. P, 17 vjeç, banues në Mirditë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja ";

? E. Sh, 19 vjeç, banues në Durrës;

? A. V, 17 vjeç, banues në Mirditë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".

Vjedhjet e dokumentuara

? Më datë 08.12.2018, në lagjen nr .12 Durrës dyshohet se pasi kanë hyrë të maskuar kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit E.K.

? Më datë 08.12.2018, në Katund - Sukth, Durrës dyshohet se kanë vjedhur kioskën e shtetasit E.K, ku kanë marrë disa paketa cigare të markave të ndryshme dhe vlera monetare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/durres-goditet-grupi-qe-grabiste-banesa-dhe-lokale-22-vjedhje-brenda-nje-muaj

Recommended