Skandal ndërkombëtar i SHISH - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shqipëria ka publikuar të dhëna sekrete në lidhje me punonjësit e SHISH duke shkaktuar kështu një skandal të madh për vendin. Në një shkrim kushtuar këtij skandali, media britanike ?The Independent?, duke mos zbuluar emrat apo detaje të tjera identifikuese në mënyrë që të parandalojë pasojat e mundshme ndaj agjentëve, shkruan se Shqipëria ka publikuar informacione të ndjeshme në lidhje me punonjësit e saj më të lartë të SHISH në internet, duke zbuluar në këtë mënyrë detaje rreth identitetit të tyre, automjeteve, roleve operacionale, lëvizjeve të udhëtimit dhe zakoneve të përditshme dhe duke i vënë ato në dispozicion të publikut. Sipas ?The Independent? rrjedhja e informacionit nga shërbimi, që supozohet të jetë sekret duket të jetë e madhe dhe potencialisht e rrezikshme për NATO-n por mund të kenë pasoja edhe ndërkombëtare. Kjo rrjedhje informacioni u zbulua nga gazetaret Borzou Daraghi dhe Vincent Triest, te cilët i kanë kushtuar një reportazh të gjatë rrjedhjes së informacionit nga shërbimi sekret shqiptar. Sipas tyre rrjedhja e informacionit ndodhi pasi SHISH ka dërguar pagesat e tyre te ministria e financave, duke zbuluar në këtë mënyrë detaje të hollësishme të Shërbimit Informativ Shtetëror, duke përfshirë vendndodhjet e zyrave në terren, tërheqjet në para cash si dhe hidrauliket, teknikët dhe mekanikët e makinave që Shërbimi informativ përdor. Të dhënat të postuara online zbulojnë emrat dhe numrat personalë të agjentëve të SHISH, që veprojnë brenda dhe jashtë vendit. Fletët e tabelave tregojnë emrat, pozicionet, pagat dhe shpenzimet e së paku 8 agjentë kryesorë të shërbimit sekret shqiptar, si dhe disa që punojnë nën mbulimin diplomatik në Belgjikë, Greqi, Kosovë, Itali, Maqedoni dhe Serbi.
Recommended