Ora News - Daja dhe Kale: Laçi i fortë, por synojmë fitoren

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Vlorë luhet për Europën. Flamurtari pret Laçin në një ndeshje ku janë të detyruar të ndryshojnë kurs pas asaj humbje shokuese një javë më parë nga Kastrioti. Kuqezinjtë nuk kanë stabilitet në këtë sezon, ndërsa gjithmonë kanë dështuar të shfaqin potencialin kur u kërkohet. Trajneri Ilir Daja e cilëson Laçin si një kundërshtar delikat, por u shpreh se një sukses i mundshëm ka vlerë të dyfishtë, ndërsa kërkoi që arbitri të ruajë ritmin.

"Jemi koshient se Laçi ka një ekip të vështirë. Dyluftimet janë të forta, pasi qëllim primar kanë rezultatin. Që do të thotë se në këtë rast shpirti brenda lojës të jetë i lartë për të arritur fitoren."-tha tekniku Daja.

Lidhur me problemet financiare, Daja nuk preferoi të flas duke u shprehur se nuk i takon atij të jap një opinion për këtë çështje. Ndërkohë i pranishëm në konferencën për shtyp ishte edhe sulmuesi Elton Kale, i cili theksoi se fitorja është detyrim.

?Shpresoj që të fitojmë pasi kemi nevojë për këto tre pikë. Luajmë në shtëpi dhe nuk duhet ta diskutojmë fitoren, duhet të japim gjithçka që t?ia bëjmë jetën të vështirë kundërshtarit. Tani jam 100 % dhe jam gati të jap më të mirën për Flamurtarin?. -tha sulmuesi.

Daja nuk do të ketë të gatshëm mesfushorët Batha dhe Useini të pezulluar, Torasa dhe Alvesh janë në dyshim, ndërsa mungon Deliaj për shkak demtimi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/daja-dhe-kale-laci-i-forte-por-synojme-fitoren

Recommended