'Të gjithë e duan Agim Krajkën', koncert me këngë dhe valle të kompozitorit, tek ArTurbina

  • 5 years ago
Mbrëmja gala ?Të gjithë e duan Agim Krajkën? bëri bashkë miq, dashamirës dhe kolegë të kompozitorit në ArTurbina. Gjithë jetën e tij artistike, Krajka ia dedikoi folklorit shqiptar, duke mos lënë vend pa eksploruar muzikën shqiptare.

Falë muzës që pati, folklorin, artisti orkestroi valle edhe kompozoi këngë, si ?Lemza?, e kënduar fillimisht nga Vaçe Zela, edhe që në këtë koncert erdhi nën interpretimin e Kamela Islamajt, apo ?Djaloshi dhe Shiu? nga Eneda Tarifa, ?Kënga e Gjyshes? nga Juljana Pasha dhe ?Kur këndoje ti? nga Irma Libohova. Këngë këto në të cilat vjen ëmbël shkëputja, që Krajka ka bërë asokohe nga muzika e traditës...

Publiku e dëshironte pa fund kur luante në fizarmonike dhe mezi priste të dëgjonte këngët e tij në festivalin e fundvitit. Miqtë dëshironin ta kishin afër në tryezë për tu gëzuar me alegrinë që shpërndante përreth. Ndaj të gjithë e donin dhe e duan Agim Krajkën.

Zana Çela, Drejtoresha e Teatrit Kombëtar Operas dhe Baletit

Recommended